“Jo më bir!”: Vlora marshon për 17-vjeçarin e humbur pas përplasjes me ‘Porche’

Data

Një marshim paqësor po zhvillohet përgjatë bulevardit Ismail Qemali në Vlorë, për të kujtuar Leandro Shametajn, 17-vjeçarin që humbi jetën pas një përplasjeje me një “Porche” teksa po kthehej nga puna.

Familjarë, miq dhe qytetarë kanë marrë pjesë në protestë, duke mbajtur foto dhe pankarta me mesazhe si: “Jo më bir!” dhe “Gëzo me engjëjt Leandro”.

Ata kanë kërkuar që drejtuesit e mjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe që ligjet për shpejtësinë dhe sigurinë rrugore të ashpërsohen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related