Besart Xhaferri: Veliaj mban ende “maskën e hipokrizisë” edhe pas 9 muajsh në qeli

Data

Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e Erion Veliaj në seancën që po zhvillohet në Gjykatë Kushtetuese. Xhaferri shkruan në postimin e tij se Veliaj vijon të mbajë “maskën e hipokrizisë” edhe pas 9 muajsh në qeli.

Sipas deputetit, Veliaj foli si të ishte një prift në krye të Tiranës dhe jo sipas tij si njeriu që e ktheu kryeqytetin në pikën më të madhe të pastrimit të parave të korrupsionit dhe trafikut të narkotikëve. Xhaferri shprehet më tej se Veliaj foli për orët e gjata në punë, por nuk tha asgjë për vrasjen e Ardit Gjoklajt, për të cilin tha se ishte kurbani i parë i aferës së inceneratorëve

“As 9 muajt në burg nuk ia kanë hequr maskën e hipokrizisë Erion Veliajt, njeriut që sa herë sheh kamera, nuk ka rëndësi nëse janë live apo me kasetë, nis të aktrojë deri në pështirosje.

Përtej disa kritikave “alla Kadri Hazbiu” për bashkëpunëtorët e partisë që e prenë në besë, ai edhe sot foli sikur të kishte shërbyer si prift në krye të Bashkisë dhe jo si njeriu që e ktheu Tiranën në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave të korrupsionit dhe narkotrafikut. Ai fliste për orët e gjata në punë, por nuk tha asgjë për vrasjen e Ardit Gjoklajt, që u bë kurbani i parë i aferës së inceneratorëve,  nuk tha asgjë për delegatët e ‘Ndranghetës’ që priste në zyrë.

Kreu i bandës “5D”, nëse nuk denoncon tutorin e tij në plaçkitje, Edi Ramën, as e drejta e fjalës nuk i bën punë, pasi ai e ka vrarë këtë qytet, e ka vjedhur, e ka poshtëruar dhe e ka kthyer në një xhungël, ku rriten më shpejt kullat se pemët. Inceneratorët, 5D, Teatri, Ardit Gjoklaj dhe masakra zgjedhore janë krime që nuk mund të amnistohen”, thuhet në postimin e Xhaferrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related