SPAK ka publikuar listën përfundimtare të renditjes sipas pikëve të kandidatëve që kaluan tre fazat e garës për 4 pozicionet si hetues financiarë pranë Prokurorisë së Posaçme. Më 24 tetor u bë pikëzimi përfundimtar pas mbajtjes së fazës së fundit më 23 tetor, që kishte të bënte me intervistën me gojë.
Në intervistën me gojë morën pjesë 10 kandidatët që kaluan dy fazat e para, të cilët u vlerësuan nga Komisioni i Përzgjedhjes, i përbërë nga Dorina Bejko, Sotir Kllapi dhe Dritan Prençi. Vetëm ata që kanë marrë në minimum 70 pikë, do t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë.
Renditja e 10 kandidatëve:
Enea Sharra 86 pikë
Ermal Milori 83 pikë
Gentian Ndoi 76 pikë
Kreshnik Gjeçka 75 pikë
Ditmir Hoda 74 pikë
Argjend Tota 73 pikë
Fotion Malaj 72 pikë
Klodian Vasia 72 pikë
Lutfi Minxhozi 72 pikë
Ilir Deda 70 pikë
Pas përfundimit të fazës së testimit me shkrim, anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes, Klodian Braho, dha dorëheqjen nga komisioni me argumentin se ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit pasi kishte shprehur interes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Ai u zëvendësua si anëtar në këtë komision me prokurorin Dritan Prençi.
