Golem, 19-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplas për vdekje 56-vjeçaren – arrestohet nga policia

Data

Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dje humbi kontrollin e automjetit dhe përplasi për vdekje një këmbësore 56-vjeçare në rrugën “Skënderbeu” në Golem.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit, R. F., 19 vjeç, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë paraditen e djeshme, mbi aksidentin në Golem, me pasojë vdekjen e shtetases Sh. Sh., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësoren, shtetasit R. F., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related