Ukraina godet Rusi: 60 sulme ndaj infrastrukturës energjetike që nga gushti

Data

Nga 1 gushti 2025 deri më sot, forcat ukrainase kanë kryer rreth 60 sulme në territorin e Rusisë. Objektivat kryesorë kanë qenë centralet e energjisë. rafineritë, tubacionet e gazit e të naftës, si dhe impiantet e magazinimit të karburantit. Sulmet janë kryer kryesisht me dronë të tipeve të ndryshëm, ndërsa në raste të rralla është e mundur të jenë përdorur edhe raketa lundrimi.

Në podkastin “Prva linija” nga analisti ushtarak Igor Tabak i portalit obris.org, shpjegohet mënyra se si Ukraina i organizon këto sulme, si zgjedh objektivat, si reagon mbrojtja ruse dhe cili është ndikimi i tyre në luftë. Sipas Tabakut, aftësitë e Ukrainës për sulme në territorin rus janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, edhe falë mbështetjes perëndimore. “Objekte të fiksuara, si rezervuarët e karburantit, janë shënjestruar gjithnjë e më shpesh. Vera është periudhë logjike për të nisur fushatën kundër impianteve të përpunimit e magazinimit të karburantit, sepse më pas vjen sezoni i ngrohjes, kur kërkesa rritet,”, shpjegon ai. Tabak shton se nëse sulmohen edhe infrastruktura e transportit dhe terminalet e eksportit, rrjedha e produkteve energjetike ngadalësohet ndjeshëm.

“Nëse pompimi ndërpritet dhe pusi ngrin, ai duhet të shpohet sërish – një kosto e madhe financiare dhe kohore”, thekson ai. Sipas tij, Ukraina përdor qindra dronë në ditë, disa prej të cilëve mund të fluturojnë deri në 2000 km nga kufiri. “Vetëm një pjesë e vogël depërton, sepse rusët janë shumë të fortë në luftën elektronike dhe kanë sisteme të shumta të mbrojtjes ajrore, nga rrezja e shkurtër deri te ajo e gjatë”, thotë Tabak. Megjithatë, për shkak të territorit të gjerë rus, është e vështirë të mbrohen të gjitha objektivat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related