Vdes inxhinieri gjatë punimeve, arrestohet drejtuesi teknik në Peqin

Data

Policia e Peqinit ka vënë në pranga Enver Hoxhën, drejtuesi teknik i një kantieri ndërtimi, pas vdekjes tragjike të një inxhinieri gjatë punimeve në aksin Lekaj–Elbasan.

Viktima është identifikuar si Guri Dashi, 42 vjeç, i cili humbi jetën pasi ra nga lartësia teksa po kontrollonte punimet e një ure në këtë segment rrugor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related