“PD i kërkon Peleshit të ndalë provokimet ndaj opozitës: Çdo ndryshim i njëanshëm në Rregullore është atentat ndaj parlamentarizmit”

Data

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit të shmangë provokimet ndaj opozitës dhe të zbatojë nenin 103, pika 7 e Rregullores.

Sipas grupit të PD “çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.”.

Në fund grupi i PD i kërkon Peleshit që në ushtrim të përgjegjësive të tij, të marrë masa për normalizimin e jetës parlamentare dhe të ndalë menjëherë nga aktet provokative ndaj opozitës dhe sjelles së saj krejtësisht konstruktive në Kuvendin e Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related