Tom Doshi ka reaguar pasi kryedemokrati Sali Berisha deklaroi pak më parë se kreu i PSD-së është arratisur, ndërkohë që sipas tij, për të ishte prerë urdhër arresti nga SPAK.
Doshi e etiketon Berishën si mashtrues që prej 20 vitesh po shpif kundër tij. Krahas një fotoje, Doshi shkruan se ndodhet në mes te Tiranës duke pirë kafen mes miqsh e jo mes paranojash.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”- shkruan Doshi krahas fotos.
“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.”– deklaroi Berisha.
