“Fier: Arrestohet 31-vjeçari për shpërndarje të 3.6 kg kanabis”

Data

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar nga Roskoveci, i dyshuar për shpërndarje të lëndës narkotike Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit J.Ç., u sekuestruan 3.6 kilogramë Cannabis, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e dozave, një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga shitja e drogës, si dhe dy aparate celularë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related