Zbardhet kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore, e cila kënaq “egot” e të dyja palëve. Edhe ofron barazi reale për shumicën dhe pakicën, po gjithashtu përfaqëson edhe partitë e vogëla që nuk kanë formuar dot grupe parlamentare.
Kështu, në 8 vendet e saj, PS do të mbajë vetë 7 karrige, dhe një vend do tja rezervojë PSD-së së Tom Doshit.
Ndërsa një sakrificë do t’a bëjë edhe PD, e cila vendet e saj do t’i ndajë: 5 PD, 1 PR, 1 PL dhe 1 Agron Shehaj.
Komisioni me 8+8, dhe me dybashkëkryetarë me të drejtë vetoje, pritet të ngrihet në seancën e 30 tetorit.
