Gazetari Osman Stafa denoncon “trafikimin e pacientëve” në spitalin Onkologjik, ku mjekët dhe infermierët marrin ryshfete për kimioterapi dhe shërbime të tjera.

Data

Gazetari Osman Stafa ka shprehur shqetësimin për situatën në spitalin Onkologjik, ku sipas tij përveç aferave korruptive, qytetarët zhvaten nga mjekët dhe infermierët për të përfituar shërbimin e kimioterapisë.

Sipas tij kostoja e një kimioterapie është tepër e lartë dhe thuajse rrënon ekonominë e një pacienti.

“Shkon aq shumë saqë i shkatërron ata familjarë. Ta nisa nga 20-30 mijë lekë për vendin atje. 50-100 i merr mjeku, se secili mjek ka pazarin e vetë. Infermieret e kanë 5-10 mijë lekë. Sanitaret nuk i di. Po të flas me përgjegjësi të plotë nuk po tallem. Infermier, mjekë dhe ça janë aty të tjerët, 100 mijë lekë të ikin vetëm me terapinë ditore. Ti do shkosh 11 herë dhe sa herë do shkosh do japësh para. Po pastaj ato medikamentet që ti do blesh për të njëanësuar çështjen e efekteve anësore të kimioterapisë. I shkonte  një gruaje, këtej nga Lezha, 400 mijë lekë në muaj dhe kemp nuk merrte. Mbahej me pensionin e nënës së saj dhe dashamirësinë e farmacistes që i kishte dhënë ilaçe. Shpresë që fëmijë e deri në 60 vjeç e kanë për të ikur në Itali për t’u mjekuar se këtu shpresë nuk kanë. Atë që ka bërë mjekësia italiane, e meritojnë ti bëjmë një bust, sepse kanë marrë shqiptarë dhe i kanë futur në sistem pa të drejtë për t’i ndihmuar se e kuptojnë se çfarë kalojnë pacientët shqiptarë”, zbuloi gazetari.

Sipas tij ka një anë të errët të shëndetësisë shqiptare, të cilën Stafa e quajti si “trafikim i pacientëve”. Ai tha se me jetë njerëzish bëhen pazare dhe vendosen çmime që shkojnë nga 5 deri në 8 mije euro për një operacion në Kardiologji apo Spitalin e Traumës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related