Osman Stafa: “43 milionë euro për medikamentet e kancerit nuk duhet të zhduken pa llogari”

Data

Gazetari Osman Stafa ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar përpara Onkologjikut, ku qytetarë dhe aktivistë ngritën zërin kundër mungesës së medikamenteve për trajtimin e kancerit.

Protestuesit mbanin tullumbace të zeza si simbol i dhimbjes dhe revoltës për situatën alarmante në sistemin shëndetësor.

Stafa theksoi se fondi prej 43 milionë eurosh, i destinuar për medikamentet kundër kancerit të gjirit, nuk duhet të zhduket pa llogari. “Nuk janë rrush e kumbulla, janë paratë tona,” u shpreh ai, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet.

“Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë,” tha gazetari, duke nënvizuar nevojën për solidaritet dhe veprim nga masa e qytetarëve.

Ai shtoi se askush nuk është imun ndaj kësaj sëmundjeje dhe se çdo familje ka historinë e saj për të treguar. “Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ta themi një të vërtetë që ta dëgjojnë të gjithë.

“Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë. 43 milionë euro do të ishin medikamentet e për kancerin e gjirit. Nuk janë rrush e kumbulla janë paratë tona.
Duhet të reagojmë sepse askush nuk është imun. Ka histori për të treguar ka pasur një familjar.

Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ata që sot janë duke u përballur me. Ta themi një të vërtetë që ata sot janë duke u përballuar me një sëmundje. Ta themi një të vërtetë që ta dëgjojnë të gjithë.”, tha Stafa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related