“Berisha denoncon tunelin e Llogarasë: ‘220 mln euro për 12 minuta – aferë korruptive e qeverisë Rama’”

Data

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish projektin e tunelit të Llogarasë, duke e cilësuar si një aferë të pastër korruptive dhe një tjetër shembull të abuzimeve me fondet publike nga qeveria.

Sipas Sali Berishës u bë një shpenzim 220 mln euro për të shkurtuar 12 minuta dhe sipas tij këtë mund ta bëjnë vetëm “hajdutët Rama dhe Balluku”.

Po ashtu ish kryeministri Berisha shtoi se ndërtimi i tunelit zhduk edhe një nga pamjet më të bukura natyrore që ofron Shqipëria.

“Tuneli i Llogarasë, 220 milionë për të shkurtuar 12 minuta. Nuk ka njeri në botë që bën një shpenzim të tillë, përveç hajdutëve Rama-Lubi dhe u pret një pamje përrallore që të jep qafa e Llogarasë. Pra janë të gjitha afera korruptive. Ky është njëlloj si djegësi i Tiranës. Por nuk do harrohen.”- tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related