Këlliçi akuzon PS-në: Drejtoresha të Ministrisë së Arsimit të përfshira në fushatë, kërkon masa urgjente

Data

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka akuzuar sot Partinë Socialiste se në fushatën për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës janë angazhuar edhe dy drejtoresha të përgjithshme të Ministrisë së Arsimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se PS-ja me këtë akt, ka shkelur ligjin me të dyja këmbët.

Këlliçi kërkoi që për këtë rast të marren masa urgjente për pezullimin e tyre nga detyra dhe ndjekje penale të kujtdo që shkel ligjin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related