Sali Berisha akuza të forta në Kuvend pas tragjedisë në Durrës: “Shoferi i dehur ishte patronazhist, terrorist votash dhe i mbrojtur nga pushteti”

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër në Kuvend pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, duke e lidhur ngjarjen me atë që ai e cilëson si mbrojtje politike ndaj individëve problematikë.

Në një replikë të drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Taulant Balla, i cili kërkoi ndëshkim të “të fortëve” të lagjeve, Berisha deklaroi se këta persona, sipas tij, janë të lidhur me pushtetin dhe përdoren për qëllime elektorale.

“Të fortët janë patronazhistë që terrorizojnë qytetarët për pushtetin e krimit. Ai duhej arrestuar 10 herë dhe nuk u arrestua, sepse ishte terrorist i votave”, u shpreh Berisha, duke akuzuar institucionet për mosveprim.

Ai shtoi se në vend nuk mungon aftësia e policisë për të ndëshkuar shkelësit, por vullneti për të vepruar ndaj personave që, sipas tij, gëzojnë mbështetje politike.

Berisha përsëriti gjithashtu akuzat e tij për korrupsion dhe keqqeverisje, duke përdorur sërish termin “Ballukizim” për të përshkruar mazhorancën dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit.

Deklaratat e tij vijnë në një moment të ndjeshëm për opinionin publik, pas tragjedisë që ka shkaktuar reagime të forta dhe ka hapur debat të gjerë mbi sigurinë rrugore, përgjegjësinë institucionale dhe ndikimin e politikës në zbatimin e ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related