“Berisha: Ekonomia mbahet nga pastrimi i parave në ndërtim, 56 mijë apartamente bosh”

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po mban në këmbë ekonominë e vendit përmes pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.

Berisha shprehet se 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh, pasi janë ndërtuar për të pastruar paratë e pista.

Kryedemokrati thekson se me çmimet e vendosura për këto ndërtime, qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katror në kullat e ngritura me para droge.

“Ekonomia e narko-shtetit mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit.

Ndërkohë që 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh, qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katror në kullat e ngritura me para droge”, shkruan ai në rrjetin social “Facebook”.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related