Adriatik Lapaj ka njoftuar përmes një statusi në rrjete sociale se Kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj në garën për Bashkinë e Tiranës.
Sipas tij, vendimi vjen si pjesë e një qëndrimi të qartë për të përkrahur kandidatë të angazhuar qytetarë dhe jo të dalë nga marrëveshje politike.
Lapaj thekson se kjo mbështetje është në vazhdën e një propozimi të bërë disa ditë më parë nga lëvizja, për të përzgjedhur kandidatë që përfaqësojnë interesin publik në një situatë të jashtëzakonshme politike dhe shoqërore.
“Ky vendim bazohet në vullnetin tonë të mirë dhe në bindjen e palëkundur se Shqipëria vlen më shumë se çdo parti”, shkruan ai.
