Bardhi i përgjigjet Ramës: “Dega e PS jepet me qira”

Data

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, i ka kthyer ironinë kryeministrit Edi Rama pas një postimi që ironizonte hapësirat boshe të degës së PD-së. Rama kishte publikuar një foto të degës së PD-së në njësinë nr. 1, duke e nxjerrë si “dyqan që shitet”.

Bardhi u përgjigj me dy foto: njëra tregon degën e Partisë Socialiste në Cërrik, “që jepet me qira”; tjetra, një degë të PS-së në Tiranë me posterin e Erion Veliajt — dera e dyqanit pas hekurave — që simbolizon imazhin e Veliajit “pas hekurave”. Ai e shoqëroi postimin me titullin: “Përgjigje për kryeministrin karagjoz të Shqipërisë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related