Donald Trump urdhëron dërgimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago — Krimi ka dalë jashtë kontrollit

Data

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar dërgimin e **300 trupave të Gardës Kombëtare** në qytetin e Çikagos, pas një valë krimesh që sipas tij kanë kaluar çdo kufi. Qyteti përballet me shpërthime të dhunës dhe grabitje të shpeshta, duke alarmuar institucionet dhe banorët.

Ky veprim bie në kuadër të një strategjie që Trump e quan “siguri ekstreme urbane”, dhe vjen pas presioneve që zyrtarë lokalë dhe ndërkombëtarë kanë bërë për të forcuar masat e rendit.

Zonat më të prekura nga krimi janë lagjet veriore dhe perëndimore të Çikagos, ku grabitje dhe përplasje me armë janë bërë delikate për qytetarët që nuk mund të lëvizin pa frikë.

Garda Kombëtare do të bashkëpunojë me policinë lokale dhe zyrtarë të sigurisë për patrullime intensive dhe operacione të përbashkëta në zonat me kriminalitet të lartë.

Adminstrata Trump e prezanton këtë ndërhyrje si shembull që do të përdoret edhe në qytete të tjera amerikane ku krimi është në rritje — një qasje që ka ngjallur reagime të forta nga qytetarë dhe liderë politikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related