Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD-ja nuk do të paraqesë kandidatë vetëm nga radhët e saj, por pranon dhe mbështet figura të pavarura që dalin nga shoqëria civile.
Berisha tha se gjatë diskutimit u theksua se partia ka kandidatë me kualitet, por në këtë fazë vlerësohen dhe kandidaturat jashtë partisë — personat që vetë shpallin kandidaturën. Ai shtoi se për shkak të situatës së krijuar me forcat politike në pushtet, përkrahja ndaj kandidatëve të pavarur është një shans për ndryshim dhe për ta përballuar sfidën me meritë dhe karakter.
