Dita e Bashkimit të Gjermanisë — Ambasadori gjerman në Tiranë: “Qendrojmë pranë Shqipërisë në procesin e pranimit në BE”

Data

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, ka bërë një deklaratë në përkujtim të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, në të cilën thekson se Gjermania qëndron si partner afatgjatë pranë Shqipërisë dhe se mbështet reformat kyçe, forcimin e institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai shprehet se mbështetja gjermane nuk është vetëm simbolike, por synon që Shqipëria të jetë një vend i qëndrueshëm dhe prosperues që u ofron qytetarëve një jetë të mirë. Ambasadori Bergner tërhoqi vëmendjen tek pritshmëritë që qytetarët shqiptarë kanë për zbatimin e reformave — si bashkëpunim konstruktiv në parlament, respektimin e ndarjes së pushteteve dhe institucione të pavarura gjyqësore.

Gjermania, sipas Bergner, vlerëson veçanërisht punën e SPAK-ut dhe gjyqësorit në përballimin e korrupsionit dhe presioneve publike. Ai gjithashtu vuri në dukje se me 37 vite bashkëpunim, Gjermania është një nga donatorët më jetëgjatë në Shqipëri dhe se përmes agjencive si GIZ dhe KfW synon të kontribuojë që rritja ekonomike e vendit të ndjehet edhe tek shtresat më të prekura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related