Dita e Bashkimit të Gjermanisë — Ambasadori Karl Bergner: “Qendrojmë pranë Shqipërisë në procesin e pranimit në BE”

Data

Në përkujtim të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, publikoi një mesazh përmes faqes zyrtare të Ambasadës në Tiranë ku riafirmoi mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë. Bergner theksoi se Gjermania qëndron si partner afatgjatë pranë Shqipërisë, duke nxitur reformë, forcimin e institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai falënderoi veçanërisht SPAK-un dhe pjesëtarë të sistemit gjyqësor që sipas tij po përballen me presion dhe punojnë çdo ditë për të ruajtur shtetin ligjor. Për ambasadorin, mbështetja gjermane nuk është thjesht simbolike — ajo synon qëndrueshmëri ekonomike dhe mbështetje institucionale për qytetarët e zakonshëm.

Bergner përmendi se Gjermania është donatori më i vjetër dhe më konstant në Shqipëri — në mbi 37 vjet bashkëpunimi — dhe mbështet projektet zhvillimore përmes agjencive si GIZ dhe KfW për të bërë që rritja ekonomike të ndjehet edhe mes njerëzve me mundësi modeste.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related