Rama në Danimarkë: “Jemi nën sulmet e Iranit, por kemi mbrojtjen më të fortë kibernetike në Europë”

Data

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat para Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, deklaroi se Shqipëria është objekt i sulmeve kibernetike nga Irani, por që nuk është thyer për shkak të mbrojtjes që ka ndërtuar.

Ai theksoi se sistemi i sigurisë kibernetike i vendit është ndër më të fortët në Europë. Edhe pse nën presion dhe sulme të vazhdueshme, Shqipëria ka arritur të mbajë integritetin digjital dhe të kundërpërgjigjet duke parandaluar ndërhyrje në shërbimet publike.

Rama gjithashtu foli për ministren “virtuale”, Diella, që sipas tij ka filluar të funksionojë me mirë dhe ka lëshuar dokumente digjitale pa keqinterpretim. Ai shtoi se transformimi digjital dhe hyrja e legjislacionit evropian në ligjet shqiptare janë pjesë e progresit që po ndërtojnë për ta përfituar vendin drejt BE-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related