Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në Detin Adriatik, Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar anulimin e lundrimeve për ditën e sotme në linjën Durrës-Bari dhe në drejtim të kthimit nga Bari drejt Durrësit.
Megjithatë, trageti që operon në linjën Ankona-Durrës do të niset sipas orarit të parashikuar.
Autoritetet e portit do të vazhdojnë të informojnë publikun për çdo ndryshim në orare dhe rihapje të linjave të tjera.
