Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori — udhëtarëve jo-BE do t’u merret foto dhe gjurmët e gishtave

Data

Që prej 12 tetorit 2025 nis zbatimi i sistemit të ri digjital kufitar (EES — Sistema e Hyrje/Daljes) në shtetet që përdorin zonën Schengen dhe BE-ja. Ky sistem do të zëvendësojë vulat manuale me regjistrime biometrike, ku udhëtarëve jo-BE do t’u merret fotografia dhe gjurmët e gishtave në momentin e hyrjes/daljes.

Për qytetarët shqiptarë, kjo do të thotë se në kalimet kufitare ndërkombëtare, sidomos te pikat hyrëse në zonën Schengen, mund të ketë vonesa deri në 1.5-3 herë më shumë sesa zakonisht, ndërsa kontrolli do jetë më rigoroze.

Sistemi do të përfshijë regjistrimin e imazhit të fytyrës për të gjithë udhëtarët dhe katër gjurmët e gishtave për ata pa vizë. Të dhënat e hyrjes/daljes do të ruhen për tre vjet (dhe deri në pesë vjet në raste tejkalimi të qëndrimit).

Përjashtohen nga ky regjistrim: qytetarët e vendeve anëtare të BE-së, ata nga zonat SEE që janë pjesë e Schengenit dhe poseduesit e lejeve të qëndrimit afatgjatë. Fëmijët nën 12 vjeç nuk janë subjekt për marrjen e gjurmëve, por do të fotografohen gjithsesi.

Zbatimi do të bëhet gradualisht deri më 10 prill 2026 — në disa pika kufitare vazhdohet me metoda të vjetra derisa sistemi të konsolidohet.

Ndryshimi pritet të sjellë informalim dhe sfida për udhëtarët që nuk janë përgatitur për procedurat biometrike — kryesisht përballë nevojës për pajisje teknologjike, kontrolli elektronik dhe kohë më të gjatë për përpunim në kufi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related