Tërmeti i fuqishëm në Filipine: Bilanci i viktimave kalon 60 persona

Data

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi rajonin qendror të Filipineve më 30 shtator 2025, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe duke lënë të paktën 60 të vdekur. Qyteti Bogon, me rreth 90,000 banorë, u godit rëndë nga lëkundjet, duke shkaktuar shembje të shumta ndërtesash dhe panik në mesin e banorëve.

Në Medellin, një qytet afër Bogos, të paktën 12 persona humbën jetën nga shembja e mureve dhe tavaneve të shtëpive, shumë prej tyre në gjumë gjatë lëkundjeve. Në San Remigio, pesë persona, përfshirë tre pjesëtarë të rojës bregdetare, një zjarrfikës dhe një fëmijë, humbën jetën kur u rrëzuan muret gjatë një ndeshje basketbolli.

Dëmet janë të shumta edhe në ndërtesa të njohura dhe biznese lokale. Një kishë katolike historike në qytetin Daanbantayan është dëmtuar rëndë, ndërsa rrugët në disa zona janë çarë nga fuqia e lëkundjes.

Instituti i Vullkanologjisë lëshoi përkohësisht një paralajmërim për cunami për provincën Cebu dhe zonat përreth, por më vonë ai u tërhoq pasi nuk u vërejtën valë të pazakonta.

Ky tërmet ndodhi ndërsa rajoni ishte ende në proces rikuperimi pas një stuhie të fortë që goditi Filipinet Qendrore javën e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 27 personave dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related