Presidenti amerikan, Donald Trump, ka caktuar një takim me liderë dhe zyrtarë nga vende me shumicë myslimane për të diskutuar për situatën në Gazë, që po përballet me ofensivë në rritje nga Izraeli. Në mbledhje do të marrin pjesë shtete si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Egjipt, Jordanë, Turqi dhe Pakistan.
Shtëpia e Bardhë njofton se një nga temat kryesore do të jetë mundësia e tërheqjes izraelite dhe organizimi i një qeverisjeje tranzitore në Gaza pas konfliktit, pa përfshirjen direkte të Hamasit. Gjithashtu do të diskutohet lirimi i pengjeve dhe proceset e rindërtimit që duhet të fillojnë menjëherë pas krizës humanitare.
Kjo iniciativë diplomatike shihet si një përpjekje për të konsoliduar bashkëpunimin ndërkombëtar mysliman me SHBA-në, dhe për të ushtruar presion për një zgjidhje paqësore që respekton të drejtat civile dhe njerëzore. Takimi do të mbahet të martën dhe pritet që pas tij të bëhen njoftime të rëndësishme për publikun ndërkombëtar.
