PD mbledh grupin parlamentar në selinë blu pas tensioneve në Kuvend

Data

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar në selinë blu pas përfundimit të seancës së sotme në Kuvend, ku u miratua programi i qeverisë “Rama 4” me 82 vota pro, pa asnjë kundërshtim ose abstenim.

Opozita nuk mori pjesë në votim, duke protestuar kundër mënyrës se si kryeministri Edi Rama dhe shumica e tij kryen procesin e miratimit.

Seanca e sotme në Kuvend ishte e mbushur me tensione dhe përplasje fizike, ku deputetët e PD-së bllokuan foltoren.

Kryetari i Kuvendit dhe deputetët e shumicës votuan programin e qeverisë, ndërkohë që opozita u largua nga foltorja, duke e cilësuar procesin si të paligjshëm dhe arbitrar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related