Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat pas seancës plenare, e cila përfundoi me debate dhe me votimin me 82 vota të qeverisë së re dhe programit qeverisës tha se kjo është dëshmi që Kuvendi është kthyer në landfill antikushtetueshmërie.
“Parlamenti dëshmoi se është landfill i Kushtetutës.
Deputetët u ftuan të dëgjojnë Linda Ramën, kjo ishte sjellje kriminale pasi qytetarët kërkonin të dësgjonin një debat. Për fat të keq ky institucion është certifikuar si një landfill antikushtetues.
