Raportet e SHBA me Ramën në pikën më kritike, nga bllokim i ambasadorit, refuzimi në anije, te heqja e vizës për në…

Data

Marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe Shteteve të Bashkuara duket se kanë hyrë në fazën më të errët të tre dekadave të fundit. Në qendër të kësaj krize qëndron lidhja e ngushtë e Ramës me George Soros dhe fondacionet e tij, që për administratën e Donald Trump përfaqësojnë një nga kërcënimet kryesore ndaj interesave amerikane. Kjo aleancë e ka vendosur Ramën në “listën e zezë” të Uashingtonit dhe ka prodhuar një zinxhir përjashtimesh politike e diplomatike, të cilat e kanë rrëzuar atë nga pozicioni i partnerit strategjik në aleatin më të madh të vendit.

Soros, pika e nisjes së krizës

Edi Rama për vite me radhë ka qenë një nga mbështetësit më të devotshëm të agjendës së George Soros në Ballkan. Nga reformat institucionale te politika e jashtme, kryeministri shqiptar ka ecur në krah të miliarderit amerikan dhe fondacioneve të tij. Por rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë e ktheu këtë aleancë në një barrë të rëndë: Trump e ka shpallur Soros-in dhe rrjetin e tij si “armiq të rrezikshëm të interesave të Amerikës”. Si pasojë, çdo lider i lidhur me Soros shihet si i pabesueshëm – dhe Rama është shembulli më flagrant.

Bllokimi i ambasadorit të ri në Tiranë

Shenja e parë e ftohjes erdhi nga mungesa e një ambasadori amerikan në Tiranë. Që nga largimi i Yuri Kim në pranverën e vitit 2023, ambasada funksionon vetëm me staf të përkohshëm. Ndërkohë, Trump ka emëruar ambasadorë në shumë vende strategjike, përfshirë Greqinë ku është caktuar Kimberly Guilfoyle. Në Shqipëri, asnjë emër nuk është shpallur, duke e lënë vendin në errësirë diplomatike dhe duke e izoluar kryeministrin. Ky është sinjal i qartë i distancimit amerikan.

Rama i shpallur si “Soros buffoon”

Në shkurt 2025, përpjekja e Ramës për të siguruar një takim me zëvendëspresidentin J.D. Vance u ndërpre brutalisht nga Susan Wiles, shefja e kabinetit të Trump, e cila i dërgoi ndërmjetësve një mesazh të prerë: “He is a Soros buffoon. Stay as far away as possible”. Kjo frazë, që qarkulloi gjerësisht në qarqet diplomatike, shënoi vulën publike të përjashtimit të Ramës nga rrethi i administratës së re.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related