Prej më shumë se një dekade, Tirana është futur në një fazë të re të zhvillimit urban. Projektet e reja si Bulevardi i Ri, Unaza e Madhe apo ndërhyrjet në rrugët ekzistuese, i kanë dhënë kryeqytetit një pamje moderne me ndërtesa të larta, sheshe dhe rrugë të reja. Por, pas fasadës së shndritshme fshihet një realitet i hidhur për mijëra persona me aftësi të kufizuara, pasi Tirana mbetet një qytet i paaksesueshëm për ta.
Prej më shumë se një dekade, Tirana është futur në një fazë të re të zhvillimit urban. Nga projektet e reja si Bulevardi i Ri, Unaza e Madhe apo ndërhyrjet në rrugët ekzistuese, i kanë dhënë kryeqytetit një pamje moderne me ndërtesa të larta, sheshe dhe rrugë të reja. Por, pas fasadës së shndritshme fshihet një realitet i hidhur për mijëra persona me aftësi të kufizuara, pasi Tirana mbetet një qytet i paaksesueshëm për ta.
Rampa të improvizuara për mbijetesë
Tanush Çaushi, inxhinier që lëviz përmes një mjeti ndihmës (walker) përballet çdo ditë me mungesën e rampave dhe korsive të dedikuara në Tiranë. Ai detyrohet të përdorë taksi me kosto të lartë, pasi transporti publik për të shkuar nga Astiri deri tek zyra në afërsi të stadiumit “Air Albania nuk është i aksesueshëm. Çaushi thotë: “Pjerrësia e rampave duhet 7%, jo e lëmuar, gjë që edhe kur vendosen nuk zbatohen kriteret. Mungesa e rampave në institucione publike apo private shpeshherë më ka penguar marrjen e shërbimit”.

Historia e Tanush Çaushit tregon se kjo kategori shpesh detyrohet të improvizojnë për të mbijetuar në një qytet që nuk i mendon.
“Në mungesë të rampave, jam detyruar të vendos vetë tre rampa në pallatin ku jetoj,” shprehet Çaushi.
