Kapri dhe Gëzimi i Kashtës marrin tenderin 4.5 mln euro nga Bashkia e Pogradecit

Data

Familja e ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, ka fituar një tender të majmë po nga Bashkia e Pogradecit. Kryetari aktual Ilir Xhakolli e ka shpallur fituese firmën “REJ”, ku Kaprit kanë 80 % të aksioneve dhe 20 % i ka Gëzim Salillari (alias Gëzimi i Kashtës), në tenderin e majmë të pastrimit.

Një procedurë tepër e diskutuar, pasi disa firma janë skualifikuar nga gara, çka ka ngjallur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Por, ajo që bie erë është se familja kthehet të bëjë punët “e lëna përgjysmë” nga Eduarti, i cili është marrë i pandehur nga SPAK-u për lejen që i dha vëllait për pallatin shumëkatësh po në Pogradec.

Njoftimi i fituesit të tenderit të pastrimit nga Bashkia e Pogradecit

Sipas dokumenteve, në datën 11 shtator 2025 Bashkia e Pogradecit ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “pastrimi, grumbullimi dhe largimi i mbeturinave të qytetit të Pogradecit dhe Njësive Administrative”.

Fondi limit i procedurës ka qenë plot 436 milionë lekë, ndërkohë që oferta fituese ishte rreth 430 milionë lekë. Por, edhe kohëzgjatja është tepër e diskutueshme, pasi Xhakolli e ka bërë tenderin për plot 4 vjet, ose 48 muaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related