Barcelona ka bërë me dije se ndeshja e parë në shtëpi, kundër Valencias në Camp Nou, nuk do të zhvillohet më më 14 shtator siç ishte planifikuar, por është shtyrë për në tetor. Arsyeja kryesore është mungesa e Certifikatës për Punimet e Përfunduara (CFO), dokumenti i nevojshëm që autorizon përdorimin e tribunave të rinovuara dhe lejen e stadiumit për tifozët.
Punimet në Camp Nou kanë avancuar, por klubi nuk ka marrë ende miratimet administrative për dy nga tribunat kryesore. Kjo ka bërë që Barcelona të ketë një plan rezervë: nëse certifikata nuk merret në kohë, sfida kundër Valencias do të luhet në stadiumin Johan Cruyff.
Drejtuesit klubeve, La Liga dhe autoritetet lokale po bashkërendojnë për të zgjidhur çështjet teknike dhe sigurimore sa më parë, por fakti që stadiumi nuk është gati ende ka shqetësuar tifozët dhe mediat — prandaj data e rikthimit është shtyrë.
