Nis sot viti i ri shkollor 2025-2026: 345 000 nxënës rikthehen në banka, me masa të reja sigurie dhe disipline

Data

Sot fillon viti i ri shkollor 2025-2026 në të gjithë vendin. Mbi 345 mijë nxënës rikthehen në bankat e shkollës, ndërsa rreth 26 500 prej tyre e nisin për herë të parë udhëtimin e tyre arsimor. Procesin mësimor do ta ndjekin mbi 31 mijë mësues në të gjitha nivelet.

Për një fillim të qetë dhe të sigurt, është miratuar një kod etik i ri për mësuesit, i cili ndalon përdorimin e telefonave gjatë orarit mësimor. Pajisjet duhet të dorëzohen në administratë dhe lejohet përdorimi vetëm në raste urgjente.

Masat e sigurisë janë forcuar gjithashtu. Në shkolla janë angazhuar 340 oficerë sigurie, 100 më shumë se vitin e kaluar, duke mbuluar kështu rreth 30 % të institucioneve arsimore. Deri në tetor, pritet të shtohet më shumë staf i dedikuar.

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm sigurie që përfshin patrullime pranë shkollave, kontrolle mbi transportin e nxënësve, mbylljen e pikave ambulante me ushqime të skaduara dhe pije alkoolike pranë institucioneve, si dhe mbështetje në rast bullizmi apo konflikte brenda shkollave.

Ky vit shkollor nis mes sfidave të vjetra të arsimit shqiptar, si mësimi me dy turne, mungesa e investimeve dhe pagat e ulëta të mësuesve. Por vjen edhe me risi, duke përfshirë laboratorët SMART, mbështetjen për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe reforma të reja në sjellje e etikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related