Edi Rama, si pjesëmarrës në edicionin e 20 të Forumit të Bledit në Slloveni, ka folur edhe në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian
Ai tha se nuk ka nevojë për nxitim, pasi sipas tij, e rëndësishme është procesi i shtet ndërtimit, por shtoi se në fund, Shqipëria do të mund të “martohet” me BE-në, siç i pëlqen atij ta quajë.
“Nuk është se ne po themi që jemi të gatshëm për 2027 por falë rekordemenes sllovene të notit kemi objektiva të qarta të hedhura në tryezë nga komisioni që na sfidojnë të realizojmë të gjitha piketat dhe kriterët që të përmbyllim deri në 2027. Këtë po bëjmë. Po shtyjmë po ecim përpara dhe nuk po bëjmë pyetje. Se gjëja më e mirë për të bërë në BE është të ndihesh i lirë në Bled e të thuash po po po në negociata. Në Bled vjen të ndash vizionin mendime të ndryshme e pastaj shkon në Bruksel të jesh një nxënës shumë, shumë i zellshëm.
Dua të them se nuk ka vend për nxitim se pjesa më e rëndësishme për Shqipërinë, është të përdoprësh procesin e anëtarësimit si proces shtet ndërtimi, sepse Evropa është një bekim për vendet si ne, se është i vetmi vend ku mund të marrësh dije si mund të besh institucionet. Ky është procesi më i vështirë.
Ajo çfarë kemi në Evropë edhe pse dolëm nga një histori shumë e ngjashme me Irakun, Iranin, a ku di unë sa i përket mungesës së lirisë është dija për ndërtimin e institucioneve. Kështu që për këtë të gjithë në vend duhe të jemi të zëllshëm, e të bëjmë punën. Patjetër nuk na pëlqen domosdoshmërisht, por duhet ta bëjmë.
