Shalsi, nga premtimet në pasuri: 5 apartamente dhe 450 mijë euro fitime për bashkëshorten

Data

Në një hark kohor prej tre vitesh të ardhurat e bashkëshortes së Eduart Shalsit janë rreth 450 mijë euro. Mbetet për t’u parë nëse pagesat për Eranda Shalsin janë apo jo produkt i keqpërdorimit të mandatit të deputetit nga Eduard Shalësi.

Mbi të gjitha, një premtim që mund ta bëjmë që tani: Nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante siç kanë bërë këta”. Ndoshta vetëm ky ‘premtim frojdist’, i artikuluar nga ai vetë në vitin 2013, mund të shpjegojë sot pasurinë e deputetit Eduard Shalsi, i cili hyri në politikë pa asnjë pasuri, ndërsa sot numëron të paktën 5 apartamente me vlerë mbi 1 milionë euro.

Në rrethet politike dhe mediatike përflitet se Shalsi posedon disa apartamente në emrin e një oligarku, dhëndrit dhe baxhanakut, por këtu po i referohemi vetëm pasurisë së deklaruar zyrtarisht nga deputeti socialist dhe bashkëshortja e tij e dytë, Eranda Shalsi. Pesë apartamente, makina dhe troje me paga shtetërore dhe një biznes tejet të dyshimtë të Eranda Shalsit, të cilës befas iu shumëfishuan të ardhurat në vitin 2022.

Premtoi se do vidhte me lezet/ Eduard Shalsi me 5 shtëpi në

Çifti kishte të ardhura normale deri në vitin 2021, duke mos e justifikuar pasurinë e deklaruar. Madje, në një analizë të BIRN në vitin 2021, Shalsi rezulton se kishte deklaruar një pasuri me vlerë rreth 400 mijë euro. Pasuria nuk justifikohet edhe sikur Shalsi të ketë qëndruar pa ngrënë dhe pa pirë për 3 dekada.
Premtoi se do vidhte me lezet/ Eduard Shalsi me 5 shtëpi në

Pas vitit 2021 të ardhurat shumëfishohen në mënyrë të dyshimtë. Eranda Shalsi rezulton e regjistruar si person fizik, me aktivitet arkitekte, auditim i energjisë në ndërtesa. Nëse në vitin 2020 deklaronte 3 mijë euro fitime dhe në vitin 2021 nuk deklaron fitime, pas vitit 2022 nis të deklarojë mbi 100 mijë euro fitim vjetor nga ky biznes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related