“Pa largimin e fytyrave të urryera, opozita nuk do të fitojë”,Sula paralajmëron rrezikun për PD:Deklaratat e Berishës..

Data

Demokrati Dashnor Sula ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në radhët e opozitës, duke akuzuar drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike për mungesë vizioni dhe interes të theksuar për përfitime financiare.

Sipas tij, grupet parlamentare janë kthyer në instrumente për të “gllabëruar” sa më shumë para dhe jo për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

“E kemi thënë, e kemi stërthënë deklarata e Berishës dhe të tjerëve janë shumë kontradiktore. Do ishte një gabim i madh nëse opozita nuk do ishte në parlament, që nis punimet në shtator. Kam frikë dhe dyshoj se qasja e Berishës si drejtues i PD, thjesht do vazhdojnë në fyerje, sharje dhe akuza. Është për të ardhur keq. Halli më i madh i opozitës  është se ku ka financa dhe para, i gjëmon ato. Kjo nuk ka sens dhe nuk përbën logjikë politikë.  Pa diskutim dhe në duart e Berishës të jetë i verbër, Bardhi do detyrohet ta luaj atë rol. Pa ikur fytyrat e urryera nga demokratët, njerëz që nuk kanë asnjë vlerë në PD”, tha ai në një studio televizive.

Sa i takon deklaratave të Berishës për hyrjen apo jo në Kuvend në shtator, Sula tha se ato janë kontradiktore.

“E kemi thënë, e kemi stërthënë që deklaratat e Berishës dhe të tjerëve janë shumë kontradiktore. Do ishte një gabim i madh nëse opozita nuk do ishte në parlament, që nis punimet në shtator. Kam frikë  dhe dyshoj se qasja e Berishës si drejtues i PD dhe të tjerëve rreth tij, thjesht do vazhdojnë në fyerje, sharje dhe akuza”, tha ai.

Ai kritikoi ashpër rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtimin e PD-së, duke e konsideruar atë një pengesë serioze për reformimin e partisë dhe për rikthimin e saj në pushtet.

“Ne po flasim  për një reformim të PD, me njerëz të rinj, të pakontestuara dhe që i duan qytetarët shqiptarë. Berisha nuk mund ta sjellë kurrë në pushtet PD. Berisha është garancia dhe siguracioni për Ramën, që PS të rrijë në pushtet aq sa t’i dojë qejfi”

Sula theksoi se zgjidhja qëndron te një reformim i thellë i Partisë Demokratike, me figura të reja, të pakonsumuara dhe të pranueshme për qytetarët shqiptarë.

“Do duhet figura, të reja dhe të pakonsumuara dhe që japin shpresë për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related