Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli “Non-Grata”: Keni rol në fitoren e opozitës…

Data

Partia Demokratike zhvilloi një takim me Diasporën në Angli dje në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vitin 2025. I izoluar në “arrest shtëpiak”, nga banesa, ish-kryeministri Sali Berisha, që akuzohet për aferën e dosjes “Partizani” nga GJKKO dhe SPAK, po i kushton vëmendje këtyre takimeve virtuale me Skype. Pikërisht takime të zhvilluara së fundmi në dy prej vendeve që e kanë shpallur atë ‘Non Grata”: SHBA dhe Britania e Madhe. Ai ka folur virtualisht me mbështetësit në Angli, ku kishte dërguar një delegacion të PD-së.

Gjatë fjalës së tij me mbështetësit në Londër, Berisha i bëri thirrje shqiptarëve, veçanërisht atyre që jetojnë jashtë vendit, për t’u angazhuar në zgjedhjet e ardhshme me qëllim që të mbështesin opozitën. “Ju keni mision të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme, në fitoren e opozitës arkivimit të narkoshtetit. E një shteti që nuk njeh asnjë parim përveç vjedhjes dhe frikësimit të shqiptarëve. Kjo është një diktaturë, miqtë e mi, është vendi me të burgosur politikë më shumë se Bjellorusia dhe Rusia. Në Shqipëri lider të partive kryesore opozitare janë të arrestuar”, deklaroi ai. Më tej Berisha apeloi për rrëzimin e regjimit të Ramës siç e quajti ai, duke u bashkuar.“Ne, të gjithë së bashku do t’i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton. Ky është një armik i egër i kombit dhe unë ju them ju, se në histori asnjë pushtues, asnjë diktaturë nuk ka dëbuar nga Shqipëria shqiptarët se sa regjimi i Edi Ramës. Me program, me qëllim, vetëm e vetëm që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri”, nënvizoi Berisha. Ndërkohë kreu i PD, Sali Berisha ngriti shqetësimin e shpopullimit të vendit dhe akuzoi kryeministrin Rama si armik të shqiptarëve dhe Kosovës dhe aleat dhe mik të Vuçiç.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related