Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

Data

Pothuajse e vetmja polemikë që prodhoi gjatë pushimeve Edi Rama, i tërhequr në vilën e tij në Dhërmi, ishte ajo e sulmit ndaj një gjyqtari administrativ, i cili kishte guxuar të merrte vendim kundër aksionit të radhës për lirimin e hapsirave publike.

Duke aluduar se Klarent Demiri mund të ishte joshur nga rryshfeti për të mbrojtur një “tokë të xanun”, kryeministri nxiti automatikisht furinë e kundërshtarëve të vet politikë dhe kritikëve të tij mediatikë, që e panë këtë sulm si një ndërhyrje brutale kundër drejtësisë së pavarur. Këto reagime u shtuan edhe si pasojë e faktit se ky qe një refren i përsëritur gjatë verës. Shefi i ekzekutivit pati bërë të njëjtën gjë me prokuroren Shkodrane, Elsa Gjeli, për prishjen e ndërtimeve në Theth dhe kolegun e Demirit, Hazbi Balliu, i cili vendosi të bllokojë konfiskimin e një pallati nga qeveria.

Në fakt, këto përçartje të Edi Ramës janë larg së qeni alarmante, ashtu sikurse i paraqesin kundërshtarët apo kritikët e tij. Këtë nuk e them thjeshtë si një mbrojtës i idesë se vendimet e drejtësisë duhet të kritikohen apo paragjykohen. Kjo po e po. Pra, ashtu si kushdo tjetër edhe kryeministri i një vendi ka të drejtën e tij të mos jetë dakord me një vendim gjykate, ta shprehë me fjalë mosaprovimin e tij, pavarësisht se formalisht mund të jetë i obliguar ta zbatojë atë. Këtu nuk ka debat.

Por personalisht, atë që u konsiderua si ofensiva e Ramës kundër drejtësisë, e shoh si një përpjekje qesharake që duhet injoruar. Dhe kjo për së paku tre arsye.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related