Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

Data

Një aksion prishjeje në Kepin e Rodonit, i publikuar si rutinë nga kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, mbart një histori tepër të dyshimtë, me implikime të shumta të zyrtarëve të lartë shtetërore.

Në gjithë këtë histori janë të përfshirë individë me precedentë penalë, që bashkëpunojnë me zyrtarë nga pushteti lokal apo edhe ai qendror, për të zhvatur një pasuri të stërmadhe shtetërore.

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama
Në foto: Prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit, të publikuar nga kryeministri Edi Rama

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjete sociale aksionin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. “Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për të rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe ‘symbyllurit’ në inspektoriate, polici e me radhë” shkroi Rama në internet.

Ai tha se pamjet që publikoi janë nga operacioni i nisur në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related