Policia e Vlorës ka arrestuar Dritan Bardhin, 37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, i shpallur më parë në kërkim për disa vjedhje dhe tentativa vjedhjeje në qytet gjatë vitit 2025. Hetimet zbuluan katër raste të veprave penale: më 25 shkurt, Bardhi vodhi disa produkte elektrike nga një dyqan në lagjen “Pavarësia 2” dhe tentoi të hynte në një dyqan tjetër në lagjen “Pavarësia 3”. Më 23 korrik ai tentoi të hynte në një magazinë, ndërsa më 14 gusht vodhi materiale me vlerë rreth 3,000 euro nga një tjetër magazinë në të njëjtën lagje. Policia ka siguruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të bizneseve, ku dallohet Bardhi duke kryer bastisjet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “vjedhja”, kryer më shumë se një herë.
Arrestohet 37-vjeçari në Vlorë që bastiste biznese dhe magazina, i zbulohen katër vjedhje
Data
