Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit sot në ambientet e SPAK-ut, ku u mor në pyetje si person që posedon dijeni për hetimet që po zhvillohen në çështjen e vëllait të tij.
Kjo paraqitje erdhi pas vendimit të Gjykatës së Lartë, datë 25 maj, e cila pranoi rekursin e Arbër Veliajt dhe riktheu çështjen për rindiskutim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Më pas, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi ankimimin e tij lidhur me kontrollin e ushtruar nga SPAK në dhjetor 2024 në pronat dhe bizneset e tij.
Hetimet ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa përfshijnë akuza për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Arbër Veliaj është identifikuar gjithashtu si pjesë e fushatës mediatike dhe menaxhimit të përfaqësimit juridik të vëllait në procesin hetimor. Në reagimin e shkurtër për mediat, ai deklaroi se ishte paraqitur në SPAK “vullnetarisht për të sqaruar pozicionin tim”.
