Tragjedi në Lin-Pogradec/ Automjeti përplas një të moshuar dhe një vajzë të vogël

Data

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore.

Në momentin e aksidentit, ata po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës. Mësohet se e moshuara ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë.

Aktualisht më vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related