Dëmshpërblimet për pronarët, ATP shpërndan mbi 136 milionë lekë vetëm në korrik, kompensim edhe me sipërfaqe fizike

Data

Pronarët, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale po përfitojnë dëmshpërblim gradual nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Përgjatë muajit Korrik 2025, sa i takon trajtimit të kërkesave për përfitimin e shpërblimit për pronat e zëna nga ndërtimet informale, ATP bën me dije se numri i dosjeve të reja rezulton në 71, ndërsa janë ekzekutuar 161 dosje.

Vlera e dosjeve të ekzekutuara arrin në 136.9 milionë lekë apo 1.4 milionë euro në muajin korrik. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton gjithashtu se gjatë muajit Korrik 2025 ka realizuar kompensimin financiar të vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimet për 1 dosje deri në vlerën 1.5 milionë lekë, ku vlera e ekzekutuar është 1.45 milionë lekë.  Ndërsa janë trajtuar 4 dosje me kërkesë të veçantë ku llogaritet se përfitimi total i subjektit në bazë të përqindjes së aplikuar me kërkese të veçantë është 102.8 milionë lekë, ndërsa kësti që i kalon subjektit është 20.5 milionë lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka kompensuar fizikisht 80.664 m2 sipërfaqe.

ATP bën me dije se procesi i kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale është një proces i vazhdueshëm, dhe ATP do të trajtojë me kompensim subjektet që kanë aplikuar, vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre. Buxheti i shtetit miraton çdo vit buxhetor një fond financiar, jo më pak se 50 miliardë lekë deri në vitin 2028 , i cili do të administrohet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave  për realizimin e procesit të kompensimit të pronave. Qeveria parashikon shtyrjen e afatit me 3 vjet, deri në fund të vitit 2027 për shqyrtimin e mbi 7 mijë dosjeve që janë ende pa vendim nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave si kompensimin e mbi 25 mijë vendimeve të arkivuara prej vitesh në institucion.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related