Situata me zjarret në vend: 5 vatra në 24 orët e fundit

Data

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 vatra zjarri në vend, nga të cilat 3 janë. Situata mbetet e ndërlikuar në disa zona, ndërsa autoritetet vijojnë të ndjekin vatrat dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve.

Në Ternovë, njësia administrative Zerqan në Bulqizë, vatra po mbahet nën monitorim për të parandaluar riaktivizimin nga trungjet e thatë. Situata në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në Fushë-Arrëz është e qetë, ndërsa po punohet për izolimin e plotë të çdo vatre aktive.

Në Malin e Bërzhitës, në fshatrat Ibë dhe Durisht, zjarri ndodhet në një terren të largët dhe nuk paraqet rrezik për banesat apo zonën pyjore.

Zjarri i nisur më 10 gusht në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe i përhapur në zonën Pezë-Helmë vazhdon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, ndërsa situata në Parkun Natyror Gërmenj në Leskovik të bashkisë Kolonjë është më e qetë pas reshjeve të shiut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related