Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe disa udhëheqës të lartë evropianë po takohen tani në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një përfundim të mundshëm të luftës në Ukrainë.
Një nga temat kryesore në axhendë janë garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Udhëheqësit evropianë pritet gjithashtu të shtyjnë Trumpin që t’u bashkohet atyre në mbajtjen e një qëndrimi të ashpër me Presidentin rus Vladimir Putin për të shmangur konfliktet e ardhshme
