News24 rikthehet në ekran: pas 10 ditësh heshtjeje, qytetarët bisedojnë dhe falënderojnë stafin “Sepse sot po flasim me zë”

Data

Pas gjashtë ditësh ndërprerje dhe heshtjeje të detyruar, News24 është rikthyer në transmetim sot me emisionin “Koha për t’u zgjuar”. Rikthimi u bë nga një ambient përkohës – jo nga redaksia e zakonshme – por me vendosmëri të plotë për të qenë zëri që publiku meriton.

Gazetari Klevin Muka priti telefonatat e qytetarëve të shqetësuar dhe optimistë, të cilët mesazhin e kishin të qartë:

“Ju falënderojmë që e fituat këtë betejë… Ju falënderojmë që na hapët sytë dhe veshët… U bllokuam për 10 ditë, tani po flasim me zë. Ju falënderojmë për këmbënguljen.”

Ky moment simbolik përkon me një valë mbështetjeje publike dhe ndërkombëtare për lirinë e medias, që nxorri në dritë një mesazh të fortë: liria e shprehjes nuk shuhet përmes bllokimeve.

News24 rikthehet më i fortë, më i vendosur dhe më i ndërgjegjshëm për misionin e tij ndër vite — për të qëndruar zëri i besueshëm në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related