Afera e ‘Eco Park’, ja manovrat e Edi Ramës për t’ja dhënë tenderin shoferit të Klodian Zotosom

Data

Prokuroria e Posaçme ka nisur të marrë në pyetje personat e dyshuar si të përfshirë në aferën 19 milionë euro të Eco Parkut në Durrës. Dy javë më parë, prokurori i SPAK Klodian Braho, ka marrë në pyetje për më shumë se tre orë ish-kreun e AKUM, Alqi Bllako, në cilësinë e titullarit të institucionit që zhvilloi procedurat për ndërtimin e Eco Parkut. Afera u denoncua publikisht nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ndërkohë që emisioni Plug në Syri Televizion, një vit më parë zbuloi  se ishte vet kryeministri Edi Rama që  firmosi dokumentet që i hapnin rrugë aferës prej 19 milionë eurosh.

Pas gati një viti e gjysmë nga denoncimi publik, por edhe kallëzimet zyrtare, SPAK është vënë në lëvizje për hetimin e aferës 19 milionë euro të Eco Park në Durrës. Burime nga SPAK, konfirmuan se dy javë më parë, Prokurori Klodian Braho ka marrë në pyetje për më shumë se tre orë, ish-kreun e Agjencisë Kombëtare të Ujërave dhe Mbetjeve të Ngurta, Alqi Bllako. Ky i fundit është marrë në pyetje në cilësinë e ish kreut të AKUM, funksion që e  ushtronte në vitin 2019, kohë kur u zhvilluan procedurat për tenderin 19 milionë euro të ndërtimit të Eco Parkut.

Dosja po hetohet nga prokurori Klodian Braho, me objekt verifikimin e shkeljeve në aferën ku në 2019 qeveria vendosi të mbyllë Landfillin e Porto-Romanos dhe të ndërtojë Eko Parkun me negocim të drejtpërdrejtë. Tenderi me vlerë 18.5 milione euro iu dha kompanisë ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’, dhe është denoncuar vazhdimisht nga opozita si një nga aferat më flagrante e cila ka kallëzuar në SPAK mes të tjerëve edhe kryeministrin Edi Rama. Afera e Eco Park u denoncua publikisht nga ish-zëvendëskryeminsitri Arben Ahmetaj, në emisionin Çim Peka Live në muajin shkurt të vitit 2024. Ahmetaj u shpreh në atë kohë, se projekti i Parkut mbi fushën e plehrave, ishte hartuar nga familjarë të Kryeministrit Edi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related