Bilanc alarmant i policisë – Rama: 137 zjarrvënës të identifikuar, 46 arrestuar, 91 nën hetim

Data

Kryeministri Edi Rama njofton se gjatë tre muajve të fundit (qershor–14 gusht) janë identifikuar 137 autorë të dyshuar për zjarrvënie. Nga këta, 46 janë arrestuar dhe 91 tani po hetohen në gjendje të lirë.

“Numri i zjarrvënësve është rritur, por edhe kapjet nga forcat e rendit janë shtuar ndjeshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale, nënvizon se kontrollet do të intensifikohen, edhe duke përdorur teknologjinë për identifikimin dhe ndjekjen e fajtorëve.

Forcat kombëtare të sigurisë, struktura “Shqiponja”, patrullat dhe ekipet operacionale, nën drejtimin e Drejtorive Vendore dhe Drejtorisë së Përgjithshme, do të vazhdojnë aksionet në terren për të sjellë para drejtësisë ata që, sipas Ramës, “meritojnë ndëshkime maksimale”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related