Berisha denoncon lidhjet qeveri-kr*m: Ish-drejtoresha e Ramës ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar lidhjet korruptive mes qeverisë dhe grupeve kriminale.

Në një postim të fundit në Facebook, Berisha shkruan se lejet e ndërtimit për kulla të larta në Golem janë dhënë në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar kartelin e Çelës dhe aleatët e tij, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e këtyre veprimeve të paligjshme.

Troplinët dhe kartelët e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë“- thekson lideri i opozitës.

Më tej Berisha ka denoncuar se në resortin e sekuestruar nga SPAK “Klajdi”, ka shtëpinë e dytë edhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka.

Ishdrejtoresha e AZHT-së është motra e Marsel dhe Xhino Roka, të cilët u arrestuan gjatë operacionit të fundit kundër organizatës kriminale të drejtuar nga Suel Çela dhe SPAK ka ngritur ndaj tyre akuza të shumëfishta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related